LAJME / E Enjte 16 Nëntor 2023, 10:10

Shqiptari i dehur tenton të vrasë kunatin e tij me armë në Greqi

GREQI- Mbrëmjen e kaluar në zonën e Lagadas në Greqi, një shqiptar ka tentuar të vrasë me armë zjarri kunatin e tij 37-vjeçar, ndërsa ishte në gjendje të dehur. Fatmirësisht, nga të shtënat, 37-vjeçari nuk ka mbetur i plagosur.

Sapo policia ka mbërritur në vendngjarje, 39-vjeçari ka tentuar t’i shpëtojë arrestimit duke qëlluar sërish në ajër dhe duke u futur në oborrin e kishës së Epifanisë së Timiou Prodromos dhe Agia Anastasia Farmakolytria.

Pas veprimeve të koordinuara nga policia, ai u arrestua, pavarësisht rezistencës së fortë që bëri.

Arma e sekuestruar ishte raportuar e vjedhur në janar nga një shtëpi në zonën e gjerë të Lagadas dhe e cila, siç u konstatua, kishte gëzhoja të gatshme për përdorim