LAJME / E Martë 23 Qershor 2026, 14:02

Shokuese! Gruaja kap burrin duke e tradhtuar, detektivja e njohur: E fali dhe i tha se është radha ...

Detektivja e njohur, Shkënda Lili, ka qenë e ftuar në “Grida Duma Podcast”, ku ka folur për tradhtinë e burrave dhe grave. Ajo u shpreh se ne si popull mund t’a ndjejmë se diçka nuk po shkon, por nuk e pranojmë dhe si pasojë duam fakte.

Gjatë kësaj interviste, ajo tregoi edhe kush e përjeton më shumë tradhtinë, burrat apo gratë. Sipas saj, meshkujt e vuajnë më shumë ndërsa gratë e kalojnë.

Lili u shpreh se gratë e falin tradhtinë për çështje ekonomike, për çështje hakmarrje apo për të vënë me shpatulla pas muri partnerin.

Te gratë shikon ego apo dashuri?

Unë mendoj se gratë janë impulsive në fillim por e falin tradhtinë.

Kam një përqindje të madhe që unë kam parë që është falur tradhtia. Është falur mbase nga dashuria, është falur për të mos mbajtur përgjegjësitë vetëm, çështja ekonomike. Ka shumë arsye, ka shumë faktorë që femra mendohet 2-3 herë për t’i dhënë fund një martese vetëm për tradhtinë.

Në këto raste që kanë falur, pse kanë dashur t’a dinë tradhtinë nëse do t’a falnin?

Po për çfarë? Për të rënduar më shumë?

Për të rënduar dhe për t’a vënë me shpatulla pas muri partnerin. Në kuptimin që ‘unë e di, kam prova, tani do të bësh çfarë dua unë’ ose për të kërkuar dhe nga ana materiale, ose për të qenë vetë e lirë, për të krijuar atë hapësirën për të qenë më e lirë dhe jo më në atë guaskën që mund të jenë futur brenda në një marrëdhënie vetëm në shtëpi për t’iu përkushtuar partnerit apo familjes. Ka dhe nga ato që e bëjnë për hakmarrje, ‘po do të fal patjetër, por tani është radha ime’. I shprehin tek unë, e kjo është e bukur se më shohin dhe si psikologe dhe pse nuk kam lidhje me psikologjinë. Puna të bën ti dëgjosh dhe ti kuptosh. Edhe pse më rëndojnë edhe mua psikologjikisht se ato hapen shumë dhe tregojnë historinë nga fillimi në fund, madje dhe gjërat intime brenda shtëpisë i transmetojnë tek unë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE