
Mbi 1.600 foshnja lindën në Gjermani nga prindër me origjinë nga Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2025
Numri i shtetasve të Maqedonisë së Veriut që jetojnë në Gjermani vazhdon të shënojë rritje, ndërsa të dhënat më të fundit tregojnë edhe një shtim të lindjeve nga familjet me origjinë nga vendi.
Sipas statistikave të publikuara nga Zyra Federale Gjermane e Statistikave dhe të cituara nga “Bloomberg Adria”, deri në fund të dhjetorit 2025 në Gjermani ishin të regjistruar 161.120 shtetas të Maqedonisë së Veriut si banorë të huaj. Kjo paraqet një rritje prej më shumë se 2.000 personash krahasuar me vitin 2024, kur numri i tyre ishte 158.995.
Të dhënat tregojnë se gjatë dekadës së fundit emigrimi drejt Gjermanisë ka qenë i vazhdueshëm. Nga viti 2015 deri në vitin 2025, numri i shtetasve të Maqedonisë së Veriut të regjistruar në Gjermani është rritur me më shumë se 65.000 persona.
Rritja e diasporës reflektohet edhe në numrin e lindjeve. Vetëm gjatë vitit të kaluar, në Gjermani kanë lindur 1.620 foshnja nga prindër të regjistruar si shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Ekspertët vlerësojnë se ky trend është pasojë e emigrimit afatgjatë të familjeve dhe të popullsisë në moshë pune, e cila po zgjedh të ndërtojë jetën jashtë vendit. Në të njëjtën kohë, Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me sfida demografike, përfshirë rënien e natalitetit dhe largimin e familjeve të reja.
Gjermania mbetet ndër destinacionet kryesore për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, falë mundësive më të mira ekonomike, tregut të zhvilluar të punës dhe perspektivës për një standard më të lartë jetese. Si rezultat, gjithnjë e më shumë familje po krijojnë dhe zgjerojnë jetën e tyre në shtetin gjerman, duke kontribuar në rritjen e brezit të ri të lindur jashtë vendlindjes së prindërve të tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
