
Ambasada e SHBA-ve: Kosova të përfshihet sa më shpejt në projektet rajonale të gazit natyror
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka ripërsëritur mesazhin e të Ngarkuarës me Punë, Anu Prattipati, duke bërë thirrje që Kosova të angazhohet në projektet rajonale të gazit natyror të lëngshëm (LNG) të mbështetura nga SHBA-ja.
Në një opinion të publikuar së fundmi, Prattipati thekson se kërkesa për energji në Kosovë po rritet vazhdimisht, ndërsa kostot e larta të importit të energjisë elektrike vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi ekonominë e vendit.
Sipas saj, përfshirja në projektet e LNG-së amerikane do t’i mundësonte Kosovës diversifikimin e burimeve energjetike, uljen e varësisë nga importet dhe forcimin e sigurisë energjetike afatgjatë. Ajo nënvizon gjithashtu se ky hap do të kontribuonte në thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Prattipati vlerëson se Kosova duhet të veprojë pa vonesa për t’u bërë pjesë e projekteve rajonale të infrastrukturës së gazit, duke paralajmëruar se zvarritjet mund të kufizojnë mundësitë e vendit për të siguruar qasje në furnizimet amerikane me gaz natyror të lëngshëm.
Ambasada amerikane thekson se siguria energjetike është një komponent kyç i sigurisë kombëtare dhe se investimet në infrastrukturën e gazit natyror mund të ndihmojnë në stabilizimin e çmimeve të energjisë, rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit energjetik dhe forcimin e pavarësisë energjetike të Kosovës.
Mesazhi vjen në një kohë kur vendet e rajonit po kërkojnë alternativa të reja për furnizim të qëndrueshëm me energji, në përpjekje për të garantuar siguri më të madhe energjetike dhe zhvillim ekonomik afatgjatë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
