
Wanda Nara dhe Mauro Icardi martohen sërish. Është vetë showgirl-i argjentinas që e ka zbuluar këtë në intervistën ekskluzive dhënë për “Gente”: “Të them diçka që nuk e kam thënë ende: Mauro më propozoi të martoheshim sërish. Pas 10 vitesh bashkë”.
Të dy u martuan më 27 maj 2014, pas martesës së mëparshme dhe divorcit të Wandës me Maxi Lopez, ish-futbollistin argjentinas.
“Kjo që po ju them është më e fundit, nuk kemi përcaktuar ende asgjë, por ishte bukur që mora propozimin, – shton Wanda, e cila ndërkohë vazhdon të luftojë kundër leucemisë.
– Po sikur të martohemi në Argjentinë? Nuk e kam idenë, të betohem që nuk kishim kohë as të uleshim dhe ta bisedonim, por të gjithë të dashurit tanë janë aty. Nëse e realizojmë këtë ëndërr, supozoj se do të bëhet realitet.
Realiteti është që deri më 23 dhjetor do të vazhdoj me këtë rutinë Romë-Stamboll, sepse ajo ditë është e fundit e "Dancing with the Stars", ndaj e vetmja gjë e përcaktuar për momentin është që Krishtlindjet do t’i kalojmë në Europë".
