LAJME / E Hënë 8 Qershor 2026, 23:11

Sali Berishës iu hoq “non grata” zyrtarisht”/ Vjen lajmi i pabesueshëm mbrëmjen e sotme nga…

Sali Berishës iu hoq non grata”. Lajmin e pabesueshëm e ka dhënë Nard Ndoka i cili mbrëmjen e së hënës deklaroi se opozita po çlirohet nga ajo pengesë e madhe.

“Sapo më erdhi lajmi. Sali Berishës iu hoq “non grata” zyrtarisht. Unë them që ky është një lajm i mirë edhe për opozitën në tërësi, edhe për çlirimin tonë sepse ka qenë një lloj pengese. Duhet ta pranojmë këtë. Pra, nëqoftëse kemi pasur një opozitë amorfe, që nuk e kishte dinjitetin, mundësinë për të kundërshtuar edhe faktorin ndërkombëtar haptas, ka qenë kjo pengesë.

Ka një lloj çlirimi edhe nga ana e opozitës sepse pati një lloj ndrydhjeje, duhet ta pranojmë këtë realitet. Kjo ndrydhje erdhi prej dy arsyeve. E para, ne jemi të djathtë, nuk jemi kundër investimeve të huaja, nuk jemi kundër biznesit dhe kjo është një pengesë që thonë edhe programore për ne. Pjesa e dytë janë marrëdhëniet që ka vetë Partia Demokratike edhe me SHBA-të apo edhe pengesën që pati zoti Berisha me “non gratën”, tha Nard Ndoka.

REALITETI – Zyrtarisht nuk ka asnjë lajm nga SHBA per heqjen e “Non Grates” të Sali Berishës dhe kjo eshte vetëm një deklaratë e Nard Ndokës e pabazuar në fakte. Mbase Nardi ka me shume info por presim ca do ndodhi …, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE