LAJME / E Premte 5 Qershor 2026, 12:12

Rexhep Shahu: “Protesta po rrezikon të kthehet në diktaturë turmash, jo në zgjidhje për vendin”

Por protesta që po bëhet në Tiranë me thirrjen Rama në burg, Berisha në burg, janë shfaqje të diktaturës së turmave të cilat rrënojnë vendin, janë përseritje të thirrjeve të turmave të dikurshme kundër njerzve që dënonte partia, të kujtojnë turmat që ia shkulnin flokët Musine Kokalarit, janë thirrje e duartrokitje të turmave kundër Bahri Omarit kur ishte në gjyq, janë ekzaltime turmash si kur u dënua Lef Nosi e pater Anton Arapi.

Kjo thirrje mjafton ta ketë frikë turmën e ardhmja se vendi nuk do diktaturë turmash, nuk kemi nevojë për diktature turmash. Për fatin tonë, nuk vendos turma sot se kush hy në burg e kush jo. 

Nuk duam një shtet ku të vendosë turma asnjë lloj turme sepse turmat janë të verbëra gjithmonë, duartrokasin vrasjet me duar e me këmbë në dysheme.

Ata që nxjerrin parulla e thirrje të tilla janë atentatorët e protestës, vrasësit e saj.

Në këtë protestë nuk janë të pranishëm aty liderët e neserm, ata që synojnë të duken liderë në ptotestë janë karikatura liderësh.

 Kandidatët për liderë në këtë protestë janë gati ta vrasin publikisht njëri tjetrin.
Protesta nëse nuk lodhet e nuk i soset karburanti, mund ta arrijë një fitore, ta cojë vendin në zgjedhje e protestuesit të votojnë Ramën e Berishën, PD e PS.

 Politikanët e tjerë e partiçkat e tyre janë qindarka kusuri për dy partitë e mëdha, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE