
Nertil Buzi ka vrarë veten me armën e gjahut, brenda makinës në zonën e fshatin Kurjan të Fierit, disa kilometra larg vendit ku vra ish-vjehrrin, plagosin ish-vjehrrën dhe mori peng ish-të dashurën Rozalinda Plaku.
Kështu bën me dije Policia e Shtetit, e cila ka lëshuar një komunikatë zyrtare për shtyp për ngjarjen që tronditi mëngjesin e kësaj të premte opinionin publik.
“Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku shtetasi Refit Buzi, 35 vjeç, vrau me armë gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën, shtetasen Rozalinda Plaku, ju informojmë se:
Pas lirimit të saj falë veprimeve profesionale të Policisë, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorit, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për t’u dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit”, njofton Policia e Shtetit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale. Për më shumë se 5 orë, Forcat Speciale RENEA kanë tentuar ta bindin 35 vjeçarin të dorëzohej, por më kot, çdo tentativë ka dështuar.
Siç shihet dhe nga kjo pamje e pak momenteve më parë, çdo tentativë e efektivëve të Policisë së Fierit dhe grupit të Forcave Speciale RENEA për ta bindur të hidhte armën dhe të dilte nga makina, fatkeqësisht ka dështuar.
Kryepolici i Fierit, Erion Ahmeti ka deklaruar për mediat më herët këtë të premte, se i riu nuk pranonte të dilte nga makina dhe qante vazhdimisht, duke ju thënë policëve se do të vriste veten. Fatkeqësisht, ashtu ndodhi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
