
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në hyrje të Shkodrës gjatë takimit të tij me socialistët në këtë qytet për 35-vjetorin e PS-së.
Me pankarta të ngjashme si ato në protestën në kryeqytet, protestuesit e shoqërisë civile janë zhvendosur pranë Kalasë së Rozafës, aty ku pritet dhe takimi i kryeministrit me socialistët e Shkodrës.
Raportohet se protesta është paqësore dhe në prani të forcave të policisë. Kjo është dita e tretë e protestës në Shkodër, të cilët kanë protestuar në qendër dhe në bashkinë e Shkodrës, ndërsa sot u zhvendos te Kalaja e Rozafës.
Më herët avokatja Sabina Meta i ka bërë thirrje shoqërisë civile në rrjetet sociale për të marrë pjesë në tubim.
“Kush dëshiron të marrë pjesë në tubim paqësor, është i ftuar të bashkohet. Ju lutem të tregoni maturi e të mos bini pre e provokimeve. Vendi ku do zhvillohet tubimi është tek ish- karburanti përballë me kalanë. Nuk do të bllokohen trotuaret, as qarkullimi, as rrugët. Është i njëjti tubim paqësor jo politik”, njoftoi ajo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
