LAJME / E Premte 5 Qershor 2026, 20:08

Rama gati të lëshojë Ballukun të shpëtojë veten nga protestat? SPAK sapo bëri veprimin e bujshëm, kërkon të

Është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme deputeti i PS-së së Fierit, Klevis Jahaj.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije së ai është marrë në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm!

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije së ai është marrë në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm.

Deputeti socialist, i dalë nga zgjedhjet e 11 majit 2025, më herët ka mbajtur detyra të rëndësishme si ajo e drejtori të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, institucion në varësi direkte të ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për disa vepra penale.

Kryeministri Edi Rama këtë të premte po zhvillon një takim me banorët e Zvërnecit në lidhje me investimin që do të bëhet në këtë territor.

Banori: Më ka prekur ajo që thatë ju në fillim, që prona është e trashëguar brez pas brezi.

Rama: Jo, nuk është e vërtetë. Kot nuk thonë që gjuha kocka nuk ka, por kocka thyen. Unë jam shumë i kujdesshëm në ato që them dhe kam thënë që prona është kthyer. Është kthyer vite më parë dhe nuk është kthyer nga kjo qeveri. Dhe pronat e kthyera janë pronat e trashëguara. A ka kthime të gabuara? Ka, por këtë nuk e vendos unë dhe qeveria, as noterët; këtë e vendos vetëm gjykata. Kështu që ndjesë nëse je ndier i lënduar, por nuk më ke kuptuar. Nuk kam takuar asnjë nga pronarët që përfliten dhe nuk e kam idenë fare se çfarë marrëveshjesh kanë investitorët me pronarët.

Dhe kur kanë dalë fjalët për interesin e familjes së presidentit të SHBA-së për Sazanin dhe Zvërnecin, unë e kam thënë qartë se Sazani është i shtetit dhe ajo pjesë përballë është private. Kështu që, kur vjen puna te shitja e pronës private, atë e vendosin pronarët dhe jo ne apo protestuesit.

Pjesa tjetër është si ka vijuar, mes institucioneve dhe investitorëve, të cilëve u është kërkuar hipoteka. Kjo është pjesa që ka të bëjë me shtetin dhe, për sa kohë është blerë nga investitorët, është e tyre.

Pjesa tjetër, që ka të bëjë me pronarët, ka rezultuar se ka një hetim për subjektin prej disa kohësh dhe për këtë arsye është bllokuar fondi i investitorëve, por transaksioni ka ndodhur. Fondi është bllokuar, çka do të thotë se është një garanci pozitive për këdo që do ta fitojë pronën në gjykatë.

Këtu është bërë një çorbë e madhe, sepse hetimi nuk bëhet për investimin, projektin apo zhvillimin. Hetimi është një proces për një subjekt që ka shitur pronën. Dhe pasi janë marrë verifikimet nga Agjencia e Parandalimit të Pastrimit të Parave, SPAK-u i ka bllokuar fondet te noterët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE