
Teksa qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë dhe po zhvillojnë protestën për të 40-ën ditë radhazi, kryeministri Edi Rama u ka kaluar shumë pranë.
Në pamjet e publikuara shihet eskorta e automjeteve me të cilat lëviz kryeministri Rama, e cila ka kaluar pranë qytetarëve dhe më pas i është drejtuar sheshit “Nënë Tereza”.
Duket se Rama ka dalë nga godina e Kryeministrisë, pasi raportohet se gjatë ditës së sotme është zhvilluar një mbledhje e qeverisë, ku janë marrë edhe disa vendime të rëndësishme.
Kujtojmë se prej 40 ditësh qytetarët protestojnë çdo mbrëmje kundër qeverisë. Fillimisht, protesta nisi kundër projektit të Zvërnecit në Vlorë, ndërsa tashmë protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
