
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në hyrje të Shkodrës gjatë takimit të tij me socialistët në këtë qytet për 35-vjetorin e PS-së.
Me pankarta të ngjashme si ato në protestën në kryeqytet, protestuesit e shoqërisë civile i kanë bërë “pritë” Edi Ramës duke e shoqeruar me thirrje “jep doreheqjen”.
Protestuesit e shumte ne numer janë zhvendosur pranë Kalasë së Rozafës, aty ku pritet dhe takimi i kryeministrit Rama me socialistët e Shkodrës.
Raportohet se protesta është paqësore dhe në prani të forcave të policisë. Kjo është dita e tretë e protestës në Shkodër, të cilët kanë protestuar në qendër dhe në bashkinë e Shkodrës, ndërsa sot u zhvendos te Kalaja e Rozafës.

Më herët avokatja Sabina Meta i ka bërë thirrje shoqërisë civile në rrjetet sociale për të marrë pjesë në tubim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
