LAJME / E Diel 21 Janar 2024, 01:01

Përfshihet nga flakët pallati në Memaliaj, shkrumbohen plotësisht tre apartamente, shkak i zjarrit një pajisje elektrike

Një pallat dykatësh në Memaliaj është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 5, në lagjen nr 3 të qytetit.

Nga zjarri u dogjën plotësisht 3 apartamente në katin e dytë, ndërkohë që tre të tjera në po të njëjtin kat u prekën pjesërisht nga flakët.

Shkak i zjarrit mendohet të jetë nga pajisjet ngrohëse të lëna ndezur gjatë natës.