LAJME / E Hënë 14 Shtator 2026, 20:08

I FUNDIT – Rrezohet avioni ne vendin me shume shqiptare

Tre persona kanë humbur jetën të hënën pas rrëzimit të një avioni të vogël në landin Nordrhein-Westfalen, në perëndim të Gjermanisë.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, bëhet fjalë për një avion të tipit Cessna 172, me katër ulëse, i cili ishte nisur gjatë paradites nga një zonë në veri të Utrechtit, në Holandë. Avioni po fluturonte drejt Gjermanisë kur, për shkaqe ende të paqarta, humbi kontrollin dhe u rrëzua.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11:20, pranë fshatit Gerderath, në afërsi të qytetit Erkelenz. Avioni përfundoi në një fushë bujqësore, ndërsa përplasja ishte aq e fortë sa mjeti fluturues u dëmtua rëndë dhe u shkatërrua pothuajse tërësisht.

Ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje, por për tre personat që ndodheshin në bord nuk kishte më asnjë mundësi shpëtimi. Vdekja e tyre u konfirmua në vend.

Zona u rrethua nga autoritetet, ndërsa ekspertë të aviacionit dhe hetues të specializuar nisën ekzaminimin e mbetjeve të avionit për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.

Ende nuk është bërë e ditur nëse rrëzimi është shkaktuar nga një defekt teknik, kushtet atmosferike apo ndonjë problem gjatë fluturimit. Hetimet pritet të përqendrohen edhe te komunikimet e fundit të pilotit dhe të dhënat e itinerarit.

Autoritetet gjermane pritet të japin më shumë detaje për identitetin e viktimave dhe shkaqet e aksidentit pas përfundimit të verifikimeve të para.