LAJME / E Premte 5 Qershor 2026, 22:10

Pensionistët do t’u paguajnë bankave deri në 100 euro në vit për provizione, një familje edhe mbi 250 euro - ja pse

Pensionistët dhe qytetarët në Maqedoninë e Veriut po përballen me kosto gjithnjë e më të larta për shërbimet bankare. Sipas analizave të publikuara në media, tarifat për mirëmbajtjen e llogarive, kartelat bankare, shërbimet elektronike dhe transaksionet mund të arrijnë deri në 100 euro në vit për një përdorues, ndërsa një familje me disa llogari dhe kartela mund të paguajë edhe mbi 250 euro në vit vetëm për provizione bankare.

Tarifat mujore për mirëmbajtjen e llogarive transaksionale zakonisht lëvizin nga 20 deri në 70 denarë, ndërsa kostot shtesë për kartelat debitore dhe kreditore, pagesat elektronike, tërheqjet nga bankomatët e bankave të tjera dhe transfertat ndërkombëtare e rrisin ndjeshëm faturën vjetore.

Ekspertët ekonomikë theksojnë se provizionet përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për bankat dhe u rekomandojnë qytetarëve të krahasojnë tarifat mes bankave dhe të përdorin sa më shumë shërbimet elektronike, të cilat zakonisht janë më të lira se operacionet në sportele.

Për pensionistët me të ardhura të kufizuara, këto shpenzime përfaqësojnë një barrë shtesë financiare, veçanërisht në kushtet e rritjes së kostos së jetesës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE