LAJME / E Premte 5 Qershor 2026, 20:08

Nuk e besoni çpo u ndodh në burg dy rojeve private

Dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’, Artur Grami dhe Gazmend Vathi kanë dalë para gjykatës së Vlorës, pas dhunës së ushtruar ndaj protestuesve në zonën e Zvërnecit. Bëhet me dije se Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.

Dy truprojat kanë dhunuar protestuesit gjatë protestës kundër projektit në Zvërnec.

Më herët, në burg është lënë edhe Geraldo Biba, punonjës i “Major Security”, i akuzuar për dhunimin e protestuesit.

Lexo edhe:
Ndodh më Tiranë/ Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores
“Projekti në Zvërnec, s’është ai që është folur”, Rama nga Tivati: Pas protestës janë iranianët

Disa ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës.

Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore.

Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve.

Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve.

Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE