
Mes lotëve dhe dhimbjes iu dha sot lamtumira e fundit efektivit të Policisë së Shtetit Enea Mekolli, i cili humbi jetën tragjikisht në krye të detyrës pas plumbave të shkrepur nga kallashnikovi i kriminelit Valdon Braçellari.
Qindra qytetarë, familjarë, miq, kolegë dhe bashkëfshatarë u mblodhën në ceremoninë mortore për të nderuar 34-vjeçarin, i cili la pas jo vetëm uniformën që mbajti me krenari, por edhe një familje të copëtuar nga dhimbja. Mes kurorave me lule dhe lotëve që nuk pushonin, arkivoli i tij u përcoll drejt varrezave të fshatit Blacë, aty ku do të prehet përgjithmonë.
Në ceremoninë e lamtumirës së fundit morën pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit, Skënder Hita si dhe ministri Besfort Lamallari të cilët i bënë Eneas nderimet e fundit si Dëshmor i Atdheut.
I ati mori në duar kapelen e të birit, ndërkohë që mes dhimbjes së madhe futi në dhe edhe djalin e tij të dytë. Një tjetër plagë e madhe që duket se nuk do të mbyllet kurrë për familjen Mekolli, e cila vite më parë humbi dhe djalin tjetër, po ashtu efektiv policie, i cili ndërroi jetë pas një beteje me leuceminë.
Enea Mekolli u nda nga jeta një ditë më parë pasi mbeti viktimë e plumbave të dalë nga arma e Valdon Braçellarit, një i shumëkërkuar nga drejtësia i cili fshihej në një stan në fshatin Lozhan.
View this post on Instagram
34-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra duke mbyllur sytë përgjithmonë e duke lënë familjarët në një zi të përhershme. MË e rëndë se çdo gjë mbetet dhe drama që la pas 34-vjeçari i cili vetëm tetë muaj më parë ishte bërë baba për herë të dytë.
Djali i tij i vogël do të rritet me kujtimin e një babai që nuk arriti ta shihte të hidhte hapat e para në jetë, ndërsa familjarët me një dhimbje që nuk do të shuhet kurrë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
