LAJME / E Enjte 9 Korrik 2026, 21:09

Nisi marrëdhënie me dhunuesen e 17-vjeçares, pezullohet polici në Fier

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka pezulluar një efektiv policie në Fier.

Arsyeja e pezullimit është fakti se efektivi kishte hyrë në një marrëdhënie me njërën prej

autoreve që dhunuan fizikisht 17-vjeçaren në Fier, raporton A2cnn, transmeton Periskopi.

Ngjarja e dhunës u bë publike pak ditë më parë, pas qarkullimit në rrjetet sociale të një videoje ku 19-vjeçarja, së bashku me dy vajza 15-vjeçare, shfaqeshin duke ushtruar dhunë ndaj një 17-vjeçareje.


Pas publikimit të pamjeve, Policia e Fierit arrestoi 19-vjeçaren, ndërsa rasti shkaktoi reagime të forta në opinionin publik./Periskopi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE