
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në autostradën Fier-Lushnjë, pranë fshatit Vajkan, ku ka humbur jetën një 34-vjeçar.
Mësohet se i riu Armando Selmanllari i riu po udhëtonte me motor në drejtim të Lushnjës, kur dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në bordurat anësote.
Edhe pse në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca, por 34-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi A. S., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, 34-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
