
Dyshohet se përplasja mes tyre lidhet me disa kamera sigurie të vendosura në zonën ku Bruçi kishte parkimin. Bitani, i cili kishte një lokal në afërsi, kishte ngritur shqetësimin se kamerat filmonin edhe ambientin e biznesit të tij.
Konflikti ka vijuar më pas pranë lokalit të 70-vjeçarit. Në deklarimet e dhëna para policisë, Bitani ka pretenduar se gjatë debatit Bruçi e ka ofenduar në prani të familjarëve të tij. Sipas versionit të dhënë prej tij para hetuesve, pas kësaj përplasjeje ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj fqinjit.
Bruçi u plagos dhe u dërgua në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Autoritetet bëjnë të ditur se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat paraprake rezulton se ndaj tij janë qëlluar dy herë, ndërsa një prej predhave ka goditur edhe një automjet të parkuar në afërsi.
Pas plagosjes, Pjerin Bitani u largua nga vendngjarja dhe qëndroi për disa orë i fshehur në zonën e lagjes “Rus”. Policia zhvilloi kontrolle për gjetjen e tij dhe kontaktoi njëkohësisht me familjarët e 70-vjeçarit.
Pas negociatave, Bitani u vetëdorëzua dhe policia e arrestoi për veprat penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.Arma me të cilën dyshohet se u krye plagosja nuk është gjetur ende. Bitani ka deklaruar se e ka hedhur gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, por nuk ka treguar një vendndodhje të saktë. Kontrollet e policisë për gjetjen e saj kanë vijuar pa rezultat.
Hetuesit po punojnë gjithashtu për të sekuestruar dhe administruar pamjet e kamerave të sigurisë që dyshohet se ishin në qendër të konfliktit. Pamjet mund të shërbejnë për të përcaktuar dinamikën e përplasjes dhe momentin e të shtënave.Vladimir Bruçi është përfshirë më herët në një tjetër ngjarje në të njëjtën zonë. Në qershor të vitit 2024, ai u dhunua pas një konflikti që lidhej me një vendparkim. Për atë rast, Gjykata e Shkodrës dënoi tre persona.
Prokuroria e Shkodrës po drejton hetimet për plagosjen e fundit. Verifikimi i kamerave, kërkimi i armës dhe administrimi i deklarimeve të personave të përfshirë janë pjesë e veprimeve hetimore për përcaktimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
