LAJME / E Premte 21 Gusht 2026, 18:06

Kërkon lirinë/ E FUNDIT: GJKKO jep VENDIMIN për ish-drejtorin e ARRSH

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli nuk do të jetë më në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të premte që ndaj tij të zbatohen dy masa të tjera; “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë vendit”.

Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Rreth një muaj më parë, Gentian Gjylit i është komunikuar zgjatja me tre muaj e hetimeve për dosjen e tunelit të Llogarasë dhe Lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Afati i ri i hetimeve përfundon më 10 tetor.

SPAK, në pretencën e dhënë, ka kërkuar 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera (2 episode), si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Gjithashtu, i pandehur në këtë dosje është edhe Erald Elezi, ish-kreu i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE