
Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme në Durrës, pranë Urës së Fllakës ku bëhet me dije se një motor është përplasur me një makinë ,duke lënë pas një të plagosur.
Për pasojë thuhet se i plagosur ka mbetur motoçiklisti, i cili thuhet se ka marrë dëmtime në kokë dhe në gjymtyrë.
Në vendngjarje kanë dalë menjëherë shërbimet e emergjencës, ndërsa motorçiklisti është transportuar në spital. Fatmirësisht thuhet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, ky mbetet aksidenti i tretë i ndodhur në Durrës brenda ditës. Siç raportuam dhe mëngjesin e sotëm, aksidenti i parë në qytetin bregdetar ndodhi në orët e para atë kësaj të premteje, në zonën e Vilës së Zogut ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 40 metra në humnerë. Për pasojë mbeti e plagosur drejtuesja e mjetit, e cila dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur.
Ndërsa aksidenti i dytë ishte fatal për një të ri në Durrës, pasi për shkak të përplasjes së fortë të një makine dhe biçiklete, drejtuesi i këtij të fundit, 32 vjeçari Vasil Hasani dha frymën e fundit në vendngjarje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
