SHOWBIZ / E Premte 21 Gusht 2026, 14:02

“Nuk t’i hedh njeri sytë se je e shëmtuar”, dalin mesazhet e Françeska Muratit me një femër: Unë nuk le burrin për një të martuar

Një “zënkë virtuale” mes Françeska Muratit dhe një ndjekëseje ka rënë në ‘duart’ e Elton Tozajt, i cili e ka bërë publike në story-t e tij në Instagram.

Ndjekësja, e cila deri tani është e paidentifikuar i shkruan ish-banores së Big Brother: Sa budallaçkë je nga -5 në -1

Murati i përgjigjet me fjalë të tjera se të paktën nuk është ‘e shëmtuar’ si ajo që po i shkruan dhe së cilës askush nuk ‘i hedh sytë’. Por përgjigja që merr ishte ajo për të cilën po flitet gjithë këtë kohë lidhur me Françeskën: Nuk m’i hedhin sytë burrat e martuar dhe unë nuk e lë burrin tim për një të tillë.

Sherri, i publikuar nga Tozaj shoqërohet me fjalët e këtij të fundit: Më pëlqen komunikimi kaq i ëmbël i influencreve tona me vajzat në Instagram! Dhe për më tepër më vdes kur i thotë s’ti hedh njeri sytë! /Pamfleti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE