
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin “Shkozet-Shijak”, në zonën e Rrashbullit, ku një 32-vjeçar që po lëvizte me biçikletë ka humbur jetën.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15, kur një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin me iniciale V. H., 32 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë pas aksidentit, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
