
“Principote Mykonos” në Greqi ka reaguar pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në një lokal me emrin “Principote” në Ksamil.
Përmes një deklarate publike, përfaqësuesit e beach barit në Mykonos sqarojnë se nuk kanë asnjë marrëdhënie biznesi apo lidhje tjetër me lokalin në Shqipëri ku ndodhi ngjarja.
Sipas tyre, subjekti në Ksamil po përdor pa të drejtë emrin “Principote”, duke krijuar përshtypjen e një lidhjeje mes dy bizneseve. “Principote Mykonos” pretendon se emri i tij po përdoret në mënyrë të paligjshme dhe bën të ditur se ka ndërmarrë veprime ligjore për ta ndaluar këtë praktikë.
Në reagim theksohet gjithashtu se përdorimi i emrit nga lokali në Ksamil dëmton biznesin grek dhe përfiton nga reputacioni që marka ka krijuar ndër vite.
“Në dritën e një incidenti tragjik që ndodhi së fundmi në qytetin shqiptar të Ksamilit dhe në një dyqan që po përdor ilegalisht emrin tonë të biznesit, sqarojmë, për të shmangur konfuzionin, se PRINCIPOTE MYKONOS nuk ka absolutisht asnjë marrëdhënie biznesi apo tjetër me lokalin e mësipërm shqiptar, i cili po përdor ilegalisht emrin tonë dhe kundër të cilit kemi ndërmarrë veprime ligjore, me qëllim që ta ndalojmë atë të përfshihet në konkurrencë të padrejtë në dëmin tonë, duke ‘korrur’ ilegalisht reputacionin ndërkombëtar që PRINCIPOTE MYKONOS ka fituar gjatë shumë viteve të ofrimit të shërbimeve të nivelit më të lartë”, thuhet në reagimin e ‘Principote’ Mykonos.
Reagimi i biznesit në Mykonos erdhi pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në lokalin “Principote” në Ksamil.
Për ngjarjen autoritetet shqiptare kanë identifikuar si autor të dyshuar 29-vjeçarin shqiptar Sokrat Vata. Sipas të dhënave të deritanishme, vrasja ndodhi pas një konflikti në ambientet e lokalit.
20 vjeçari portugez, Luis Miguel Varela Mendes, erdhi në Shqipëri me një grup turistësh për të pushuar, por gjeti vdekjen pas një sherri me punonjësit e “Principotes”. Grupi i turistëve me të cilët kishte udhëtuar 20 vjeçari i ndjerë, një pjesë e tyre francezë, e një pjesë portugezë, kanë dëshmuar se nuk e parë momentin e vrasjes dhe e kanë mësuar vetëm në mëngjes kur ka mbërritur Policia.
Ndërkohë është zbardhur dinamika tronditëse, e cila solli në vrasjen e të riut. Raportohet se personi që ka nisur konfliktin me portugezin ka qenë David Heurtevent, një shqiptar me nënshtetësi britanike dhe banues në Tiranë. Sherri i cili dyshohet të jetë nisur për një vajzë, solli më tej përfshirjen e kamarierëve të lokalit, dhe të Sokrat Vatës.
Fillimisht David Heurtevent, i cili ishte klient në lokal, ka qëlluar me grushte të riun portugez dhe pasi dhunës makabre i janë bashkuar pjesëtarët e stafit, ka qenë Sokrat Vata, hasjani i cili e ka tërhequr zvarrë të riun duke e nxjerrë nga ambientet e “clubit”, e ka dërguar deri tek shezlongët e beach bar-it aty pranë “Paradise”, ku edhe e ka goditur me thikë për vdekje.
Më pas Moisid Matushaj, polici i cili punonte edhe si truprojë në “Principotes”, ka transportuar vrasësin e portugezit me një makinë në pronësi të tij deri në qendër të Ksamilit, dhe më pas me të njëjtën makinë është rikthyer në kompleksin luksoz. Vata më pas ka kontaktuar dy turqit, të cilëve u kërkoi ndihmë, deri në momentin që u arrestua në Levan brenda bagazhit. Dy turqit të arrestuar, Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak deklaruan se me Vatën kishin krijuar raport shoqëror dhe se disa herë e kishin paguar si shoqërues personal.
David Heurtevent, startuesi i sherrit që solli ngjarjen e rëndë është shpallur në kërkim, ai bashkë me Vatën akuzohet për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, po ashtu kujtojmë se në kërkim është shpallur edhe pronari i lokalit Bekim Bulica, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
