LAJME / E Premte 21 Gusht 2026, 19:07

Krim pasioni/ Vrau me thikë shokun, Tejlor Tivari, merret i pandehur. Ekzekutoi Marko Beqirajn

Tejlor Tivari, autori i vrasjes me thikë i Valbon alias Marko Beqiraj në qytetin e Durrësit, është marrë i pandehur nga prokuroria e Durrësit për akuzën e “Vrasjes me dashje” dhe çështja kundër tij është dërguar për shqyrtim gjyqësor në gjykatë.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se bashkë me Tivarin, i pandehur për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” është marrë dhe Xhenis Dakoli.

Ngjarja është rregjistruar në muajin shtator 2025, ku shkak janë bërë pikërisht ndjenjat sentimentale që viktima, i ka shfaqur autorit të krimit, Tejlor Tivarit.

Për shkak të refuzimit për të kryer marrëdhënie seksuale, viktima e ka kërcënuar me një thikë, Tejlor Tivarin, dhe ky i fundit ka filluar të përleshet, duke çuar në një kacafytje me njëri-tjetrin, ku të dyja palët i kanë shkaktuar dëme të ndërsjella në trup njëri-tjetrit.

Tivari, në dëshminë e tij thotë se ka marrë një thikë tjetër në kuzhinë dhe më pas e ka qëlluar plot 11 herë në pjesën e gjoksit, qafës dhe kokës, Marko Beqirajn.

Pas kryerjes së krimit të rëndë, ai ka kërkuar ndihmën e një shokut të tij, Xhenis Dakoli, i cili e ka çuar me makinë në shtëpi. Dakoli, nuk ka njoftuar Policinë e Durrësit për çfarë kishte ndodhur, edhe pse ishte vënë në dijeni nga Tejlor Tivari.

Pikërisht në banesë ai ka folur për ngjarjen me nënën e tij, e cila i ka sugjeruar që të vetëdorëzohej në polici, dhe Tejlor Tivari, është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës, duke treguar se ai ishte autori i vrasjes dhe më pas ka rrëfyer ngjarjen.

Në dëshminë e tij dhënë në policinë e Durrësit, autori i krimit, ndër të tjera ka treguar duke pretenduar dëmtime trupore dhe policia gjatë këqyrjes fizike, ka vërejtur dëmtime tek duart dhe në parakrahun e krahut të djathtë.

Tejlor Tivari, ka sqaruar njohjen me viktimën, Marko Beqiri, duke shpjeguar se njohja ka lindur për shkak se në dy raste ka blerë lëndë narkotike tek ky person.

Tivari, ka pohuar se në 24 shtator 2025, rreth orës 09:00, ka komunikuar në telefon për tu takuar për të blerë lëndë narkotike.

Pas komunikimit, viktima e ka ftuar që të shkonte në banesën që ndodhet tek pallati nr.983 tek tregu i fruta-perimeve në Durrës, banesë e cila ndodhet në katin e katërt.

Më tej Tivari, ka shpjeguar se pasi është ngjitur lart në apartament, ka gjetur në banesë vetëm, Marko Beqiraj, i cili sipas tij në një moment është zhveshur lakuriq fare dhe është afruar duke e joshur që të kryenin marrëdhënie seksuale.

Tivari, ka deklaruar se është stepur nga ky veprim dhe pastaj e ka shtyrë duke u larguar prej tij. Më pas ai thotë se Marko Beqiraj, ka veshur mbathjet dhe nuk e ka lejuar Tejlori të largohet, duke e kërcënuar me një thikë që mbante në dorë, me teh në formë sharre.

Më tej ai deklaron se janë përleshur dhe në një moment deklaruesi i ka marrë thikën dhe me të e ka goditur në trup dhe kjo thike është shkëputur (thyer) afër bishtit.

Autori i krimit, ka treguar se ka vijuar konfliktin dhe ka marrë një thikë tjetër dhe me këtë send, e ka goditur shumë herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas është larguar duke marrë me vete thikën, të cilën gjatë rrugës e ka hedhur.

Më pas, ai ka treguar se i kërkuar ndihmë të largohej diku shokut të tij Xhenis Dakoli, i cili pastaj e ka marrë me makinë duke e dërguar tek banesa e tij.
Gjatë rrugës Tejlori i ka thënë që kishte bërë një sherr të keq dhe i ka kërkuar që të shkonte tek banesa e tij.

“…në mbrëmje i kam treguar mamasë dhe vëllait tim ngjarjen, që kam kryer e më pas, nëna më ka thënë që të dorëzohehesha në polici…”- ka treguar Tejlor Tivari, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE