LAJME / E Shtunë 6 Qershor 2026, 00:12

Nënë Lokja emocionon protestuesit me vargjet: Po të shesin copa-copa moj Shqipni

Në protestën kundër investimit në Zvërnec përballë Kryeministrisë, u veçua një moment emocional që preku shumë të pranishëm.

Një grua e moshuar, e mbështjellë me flamurin kuqezi, iu drejtua turmës duke lexuar me zë të dridhur vargjet e një poezie të saj të titulluar “Zëri i Atdheut”.

Në vargjet e saj ajo përshkruan dhimbjen e nënave shqiptare që i kanë fëmijët larg vendit, të shpërndarë në emigracion, duke i quajtur “nëna të vetmuara” që jetojnë me mungesën e bijve të tyre.

“O atdhe i dashur, o nëna Shqipëri

Bijtë e bijat që i rrite ccfarë po të shkaktojnë ty

Po të shesin copa copa pa të pytur fare

Qeshin e zgërdhihen si hijena tinzare

Se kështu u pëlqen me ty të bëjnë pazare

Cohu shqiptar atdheun ta shpëtojmë

Nga këlyshët e komunizmit që akoma sundojnë

Janë me të etur për pushtet se etërit e vet”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE