LAJME / E Hënë 16 Qershor 2025, 13:01

Ndalohet përkohësisht tregtimi i bagëtive të imta

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informoi dje se ka marrë të gjitha masat për monitorimin e shtuar dhe rritjen e kontrollit përgjatë gjithë kufirit të gjelbër të territorit shqiptar për ndalimin e importit të bagëtive të imta nga të gjitha vendet për të cilat ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka urdhëruar ndalim të hyrjes së tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në një njoftim për shtyp, AKU tha se “po inspekton dhe në të gjitha pikat e inspektimit kufitar (PIK) si dhe është në gatishmëri të plotë bashkëpunimi ndër-institucional me Agjencinë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Policinë Kufitare”.

Po ashtu, AKU bën të ditur se në bazë të urdhrit të ministres së MBZHR ndalohet lëvizja e përkohshme si edhe tregtimi i bagëtive të imta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas AKU-së ky hap është ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së murtajës që ka kapur ferma të caktuara ruminantësh të vegjël në territorin shqiptar.

Në bazë të urdhrit të Ministrit të MBZHR, lëvizja e bagëtive të imta lejohet vetëm nëse destinacioni i lëvizjes është për në thertore, shoqëruar me certifikatën shëndetësore zyrtare veterinare të lëshuar nga veterineri zyrtar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE