
Poetja dhe shkrimtarja e njohur shqiptare, Mimoza Ahmeti, ka rikthyer në vëmendje marrëdhënien e saj të dikurshme me kryeministrin Edi Rama.
Gjatë një bisede në Ferma VIP, Ahmeti ndau një episod që, sipas saj, ka ndodhur vite më parë, duke kujtuar një udhëtim me kryeministrin aktual.
Ajo tregoi me humor se në një rast kishte marrë vetë timonin, pasi Rama nuk ishte i sigurt në drejtimin e automjetit.
“Ku di Edi Rama me i dhënë makinës! Njëherë dola para shumë vitesh, i dhashë unë. Më thoshte: ‘Aman, mos na hidh me ndonjë gropë, po ramë me një pusetë’”, u shpreh Ahmeti gjatë rrëfimit të saj.
Deklarata e saj tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe të banorëve të fermës, ndërsa solli sërish në fokus historinë e njohur të marrëdhënies që ajo ka pranuar më herët se ka pasur me Ramën, shumë vite përpara se ai të angazhohej në nivelet më të larta të politikës shqiptare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
