LAJME / E Martë 23 Qershor 2026, 14:02

Mësohet emri i viktimes që u vra nga kushëriri i tij

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 60-vjeçari humb jetën pasi u godit me thikë

Një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar tragjikisht mbrëmjen e së dielës në Rrogozhinë, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me mjet prerës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 në lagjen “Mollaj”, ku, sipas informacioneve të para, gjatë një konflikti të çastit mes fqinjëve është përdorur thikë.

Viktima është identifikuar si Rrapush Memolla, i cili dyshohet se është goditur me thikë nga fqinji i tij Meklan Meçeka, 25 vjeç. Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, 60-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, edhe i dyshuari ka pësuar lëndime të lehta në dorë gjatë konfliktit dhe, pas marrjes së ndihmës së nevojshme, është vënë në prangat e Policisë.

Në njoftimin zyrtar, Policia bën të ditur se reagimi i shpejtë i shërbimeve policore bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e menjëhershëm të autorit të dyshuar.

Sipas autoriteteve, dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa gjatë përplasjes janë përdorur mjete prerëse.

“Rreth orës 21:50, në lagjen ‘Mollaj’, Rrogozhinë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta mes shtetasve M.M., rreth 25 vjeç, dhe Rr.M., rreth 60 vjeç, fqinjë me njëri-tjetrin, ku u përdorën mjete prerëse, shtetasi Rr.M. u plagos rëndë dhe më pas humbi jetën, ndërsa shtetasi M.M. u dëmtua lehtë në dorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit, ndërsa i dyshuari pritet të përballet me procedurat përkatëse ligjore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE