
DURRËS – Gjykata e Durrësit ka lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” shtetasin Muhamet Rreshka, i cili dyshohet se v(r)au vëllain e tij 74-vjeçar, Eqerem Rreshka, në fshatin Agonas të Kavajës.
Seanca gjyqësore është zhvilluar pa praninë e medias dhe pa familjarë të pranishëm, ndërsa 76-vjeçari është paraqitur i penduar për ngjarjen.
Gjatë seancës, kur është pyetur nga gjykata se çfarë kërkon, ai është shprehur: “Tani s’më ka ngelur asgjë. Vetëm më p*shkatoni.”
Sipas avokates së caktuar kryesisht, i dyshuari ka deklaruar se, po të kthehej pas në kohë, do t’i kishte dhënë vëllait të tij gjithçka që kishte, përfshirë tokën dhe shtëpinë, duke theksuar se nuk do të donte të përfundonte në një konflikt fatal.
Ai ka pranuar gjithashtu se prej vitesh nuk kishte komunikim me të vëllain dhe se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, lidhur me përdorimin e rrugës në zonën ku banonin, ku debati mes tyre ka degjeneruar në përplasje fizike.
Hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes vijojnë nga organet kompetente, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
