LAJME / E Shtunë 20 Janar 2024, 01:01

Makina e policisë përplaset me furgonin e kompanisë së sigurisë në Tepelenë

Dy automjete u përfshinë në një aksident mbrëmjen e kësaj të premteje në Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypassi”.

Sipas një njoftimi për mediat, në aksident u përfshi një makinë “Ford” e policisë që drejtohej nga një efektiv me iniciale G. S dhe një furgon “Fiat”, i një shoqërie private të ruajtjes dhe sigurisë fizike me shofer një person me iniciale V. D.

Nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë kryer veprimet administrative për këtë rast, thotë policia në njoftimin për mediat./tvklan.al