
Një person raportohet se ka humbur jetën pak minuta më parë, në Laç, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato të urgjencës mjekësore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Paraprakisht, bëhet me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Ilir Lika, rreth 40 vjeç, por rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.
Shërbimet e Policisë së Shtetit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, sapo në sallën operative është raportuar për të shtëna me armë, dhe kanë rrethuar zonën. Gjithashtu, është urdhëruar ngritja e postblloqeve.
Ngjarja dyshohet se ka të bëjë me ngjarje të vjetra kriminale ku shtetasi Ilir Lika është përfshirë më parë, ndër to vrasje, plagosje dhe tentativa për vrasje.
40 vjeçari i ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të enjte, ka një prej personave të dyshuar si të përfshirë në atentatin e 30 majit 2020 në Laç, ku mbetën të vdekur brenda në hotel dy biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.
Familjarët e Ilir Xhepajt (Lika), kanë pretenduar më parë se djali i tyre nuk është i përfshirë në atentatin ku mbetën të vdekur biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
