
Mungesa e penjve kirurgjikë, një material esencial për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale, ka qenë një problem i përsëritur në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe stafi mjekësor.
Edhe gjatë ditëve të fundit është raportuar sërish mungesë e këtij materiali, i cili përdoret në pothuajse çdo procedurë kirurgjikale dhe është i domosdoshëm për mbylljen e plagëve pas operacioneve.
Lidhur me këtë situatë, QKUK ka konfirmuar për Indeksonline se tashmë është nënshkruar kontrata për furnizimin me penj kirurgjik dhe se të gjitha procedurat administrative janë përfunduar.
Sipas përgjigjes zyrtare, gjatë ditës së sotme pritet të bëhet edhe dorëzimi i materialit në institucion.
“Bazuar në të dhënat nga Barnatorja Qendrore, ju njoftojmë se Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka nënshkruar kontratën për furnizim me penjë kirurgjik. Kanë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe gjatë ditës së sotme pritet liferimi”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së për Indeksonline.
Mungesa e herëpashershme e materialeve mjekësore bazë në QKUK ka qenë objekt kritikash edhe në të kaluarën, pasi ndikon drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe në realizimin e ndërhyrjeve kirurgjikale.
Me arritjen e furnizimit të ri, pritet që klinikat të normalizojnë funksionimin dhe të shmangin vonesat në procedurat operative që varen nga përdorimi i penjve kirurgjikë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
