
Tetova do të ndajë 100 euro për çdo nxënës të klasës së parë, miratohet edhe rikonstruktimi i parkut pranë Shkollës së Muzikës
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Komunës së Tetovës u miratuan dy vendime të rëndësishme, të cilat sipas këshilltarit Angel Karapetrov nga VMRO-DPMNE do të kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimit të qytetit.
Vendimi i parë ka të bëjë me mbështetjen financiare të njëhershme për çdo nxënës që regjistrohet në klasën e parë, në vlerë prej 6.150 denarësh (rreth 100 euro). Sipas Karapetrovit, kjo masë synon t’u lehtësojë familjeve fillimin e vitit të ri shkollor dhe t’u ofrojë mbështetje nxënësve më të vegjël në hapat e tyre të parë në arsim.
Vendimi i dytë parasheh rikonstruktimin e parkut pranë Shkollës së Muzikës në Tetovë. Me këtë projekt, hapësira publike do të marrë një pamje të re dhe më moderne, duke ofruar kushte më të mira për rekreacion dhe aktivitete për qytetarët, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.
Nga Këshilli Komunal theksuan se do të vazhdojnë me politika dhe projekte të orientuara drejt përmirësimit të mjedisit urban dhe rritjes së cilësisë së jetës në Tetovë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
