LAJME / E Hënë 16 Qershor 2025, 13:01

“Kemi humbur sensin e jetës, çdo buzëqeshje e imja është dhimbje”- Publikimi i videos së vrasjes së Martin Canit, flet mes lotësh nëna e 14-vjeçarit: Duam dënimin maksimal për autorin! Familjarët e tij…

Në një rrëfim emocional i, Florina Cani, nëna e Martin Canit, 14-vjeçari, i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij.

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” me Evis Ahmetin, ajo ka folur për dhimbjen që po kalon familja dhe mungesën e çdo reagimi njerëzor nga prindërit e autorit të krimit.

Intervista e nënës së Martin Canit

Pyetje: A kanë pasur komunikim prindërit e autorit me ju?

Florina Cani: Jo, as nuk kanë tentuar dhe sido që të silleshim ne, se ne kemi humbur dritën e syve, ne kemi humbur sensin e jetës. Po mësohemi me dhimbjen. Çdo buzëqeshje e ime është buzëqeshje me dhimbje. Këtu ka humbur sensi njerëzor. Kur njëra palë reflekton dhe tjetra jo, ai fëmijën e ka në jetë, ne nuk e kemi. Ai duhet të ishte i pari që të reagonte dhe të bashkohej me dhimbjen tonë. Gjerat mund të ishin ndryshe, por kështu ne ja lëmë drejtësisë. Dhe duam dënimin maksimal.

Nëse do të ishit ju në vendin e tyre, cfarë do të bëni si prindër?

Florina Cani: Unë do kisha marrë burrin, djalin dhe do shkoja, Ne po jetojmë në një botë te rrëmujshme. Do të kërkoja falje. Do kisha shkuar për ti thënë jam këtu, ndodhi dhe ju kërkoj falje.

Jeni përplasur në sallat e gjyqit me prindërit e djalit që kreu krimin?

Po jemi përballur, po shkëmbime fjalësh nuk kemi p atur. Sepse ne kemi avokatin. U bënë 2-3 që nuk shkoj, nuk i përballoj dot seancat gjyqësore.

Çfarë bëtë kur morët vesh për videon?

Emocione shumë të forta. Nuk e pashë dot videon. U ndjeva shumë keq dhe nuk arrita ta shoh deri në fund, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE