LAJME / E Shtunë 25 Nëntor 2023, 19:07

Juli përcjell Zef Dedën me fjalë të ndjera: Baba do jesh duke na ruajtur nga lart

Ditën e sotme iu dha lamtumira artistit të madh Zef Deda. Aktori, Zef Deda humbi jetën mesditën e djeshme në moshën 73-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Djali i tij Julian Deda ka disa fjalë të ndjera për babain e tij, përpara se ta përcjell përgjithmonë.

“Kam dëshirë me falenderu Zef Dedën. Një baba dhe bashkëshort i jashtëzakonshëm, gjysh i mrekullueshëm, aktor shumë i madh. Nuk e di se sa të fokusuar duhet të jemi unë edhe Mario dhe fëmijët tanë për të ruajtur emrin që ai ka lënë në Shkodër dhe Shqipëri. Shpresoj t’ia dalim, por besoj se një ndihmë e madhe do të jetë edhe baba duke na ruajtur nga lart. Me punën e tij, me moralin e tij dhe mënyrën se si është sjellë në jetë, na e ka bërë jetën më të lehtë. E falënderoj nga zemra. Kam dëshirë t’ju falënderoj dhe ju, kolegët e babës, për shumë vite. Keni marrë dhe keni dhënë me njëri-tjetrin. Jeni një brez që keni ruajtur miqësinë me njëri-tjetrin, sot nuk është më kjo. Unë dua t’ju kërkoj meqenëse sot është për herë të fundit në teatrin ‘Migjeni’ një duartrokitje”, u shpreh Julian Deda.