Mekanizmi i zinxhirit që e nisi e para Arjola Demiri ka çuar në nominim për këtë javë
tre banorë të rinj të Big Brother VIP.
Aktorja nisi e para dhe zgjodhi të shpëtonte Monika Lubonjën dhe kjo e fundit shpëtoi Ilir Shaqirin.
Kjo gjë që solli edhe komentin e banorëve dhe opinionistëve më pas që e panë këtë si një lëvizje
të Monika Lubonjës për t’i treguar balerinit se “është me të dhe jo me Donaldin”.
Egzona, Xheisara dhe Tani përfunduan në fund të zinxhirit ndërsa Arjola Demiri preferoi të
mos shfrytëzonte të drejtën e vetos, pra nuk ndërroi asnjërin prej tyre me një banor tjetër
për ta çuar në nominim.