
Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin, në rajonin e Istrias, në bregdetin kroat.
Lajmi është konfirmuar nga autoritetet policore, të cilat kanë bërë të ditur se deri më tani janë gjetur katër viktima në vendin e ngjarjes.
“Sipas informacionit që kemi aktualisht në dispozicion, katër persona kanë humbur jetën”, njoftoi policia, pa dhënë detaje të tjera mbi identitetin e viktimave apo rrethanat e aksidentit.
Mediat kroate raportojnë se operacionet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë ende, ndërsa ekipet emergjente janë angazhuar në terren për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në aksident.
Sipas raportimeve paraprake, ekipet e shpëtimit janë në kërkim edhe të dy personave të tjerë që dyshohet se ndodheshin në aeroplan në momentin e rrëzimit.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa sipas informacioneve fillestare, aeroplani po udhëtonte nga Gjermania drejt Kroacisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
