LAJME / E Hënë 16 Qershor 2025, 13:01

Ishte duke u larë dhe e rrëmbeu rrjedha e lumit Mat, ky është 22-vjeçari Klajdi Elezi

I riu në foto është Klajdi Elezi, 22 vjeç i cili fatkeqësisht humbi jetën dje në lumin Mat pranë Shkopetit në zonën e Skuraj, Lezhë, teksa po lahej bashkë me disa kushërinj. Sipas informacioneve i mbyturi quhet Klajdi Elezi, 22 vjeç, me banim në Laç, i cili ishte futur për t’u larë së bashku me dy kushërinj të tij.

Sipas policisë të riun teksa lahej e ka rrëmbyer rrjedha e lumit, edhe kjo mendohet të jetë dhe shkaku i mbytjes së tij. Kushërinjtë që ndodheshin me të kanë kërkuar ndihmë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca nga spitali i Laçit.

Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, mjekët kanë konstatuar se 22-vjeçari kishte ndërruar jetë. Trupi i tij u nxor nga uji pak minuta më pas. Policia ka nisur hetimet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE