
Deputeti i PS-së, Ardit Bido, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, duke folur për protestat ndaj ndërtimit në Zvërnec, u shpreh se në lojë janë interesa të huaja. Ai përmendi rastin e Greqisë duke u shprehur se është interes i tyre i pastër për të bërë luftë hibride.
“Kjo protestë nisi nga disa skena banditeske që ndodhën në Zvërnec. Kemi reaguar bashkë me kolegë të PS, duke hequr nga puna drejtorin e policisë, policinë private, telin me gjemba në pronë publike. Ky sentiment do të krijonte revoltë.
Unë jam me banorët e Zvërnecit të gjithë kanë një pretendime të drejtë pronësi që po e heton SPAK dhe ato 195 milionë euro të shkojnë te pronari real. Kjo historia e flamingos duhet sqaruar se atje ka patur aeroporti civil që në vitet ’20.
Kemi edhe këtu një faktor që bëhet pis dhe një tezë dhe e faktoj se kemi të bëjmë me disa interesa të huaja në lojë. Ne kemi deri nga Korzufi deri afër Ulqinit resorte turistike që prodhojnë qindra milionë euro. Këtu nuk kemi. Këto po planfikikohet një restort turistik dhe ato 4 miliardë euro që thuhen.
Interesi i pastër grek i pasqyruar në reagimin e shtetit grek të opozitës dhe shumicës greke, në hapjen e mbi 1000 IP-ve, që në mënyrë artificiale pompojnë ambientalizmin këtu, të cilët janë luftë hibride, që na u bë lëvizja e flamingos nga njerëz që nuk kanë vajtur një ditë aty. Kjo shfrytëzohet se do t’ia marrim ato turistë Greqisë.”- tha Bido, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
