LAJME / E Shtunë 4 Shkurt 2023, 01:01

Iku me të dashurin, fëmijën e lë në koshin e mbeturinave (Video) -

Fredi Ademi, ky 25-vjeçar nga Elbasani i cili jeton krejt i vetëm dhe i braktisur nga të gjithë të afërmit e tij, sot pas 17 vitesh është në kërkim të nënës biologjike.

Amide Ademi, me mbiemër vajzërie Aliu, e la djalin e saj me familjen e bashkëshortit dhe u largua. I riu nga Elbasani ka pyetur një person me të cilin e ëma e tij pati një lidhje dashurie, por ai i ka mohuar të ketë informacione për të.

Zonja Amide u nda në vitin 2003 me bashkëshortin e saj Shkëlqimin dhe vendosi të nisë një jetë të re. kur u largua nga Elbasani, ajo i kërkoi Fredit të vogël të shkonte me të, por ai nguroi. Njerka me të cilën kaloi disa vite gjithashtu këmbënguli që Amideja mos ta merrte djalin, e kështu ai u rrit në kujdesin e gjyshit të tij Qemalit.

Sot, Fredi ndihet bosh dhe pa asnjë mbështetje, por kur kthen kokën pas, pendohet që nuk bashkoi dorën me nënën dhe të largohet së bashku me të. Për Fedin gjyshi ka qenë një hero. E ka rritur dhe ka qenë për të në vend të babait, pasi i ati që sot nuk jeton më, fatkeqësisht edhe pse ishte pranë tij, nuk u kujdes asnjëherë.