LAJME / E Martë 23 Qershor 2026, 17:05

I bëri thirrje Ramës që të nisë procesin e vetëpastrimit të partisë, por u sulmua nga zyrtarët e PS, reagon Elisa Spiropali: Gjuhë të shthurura dhe konspiracione halucinante! Asnjë s’më frikëson

Ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja e PS, Elisa Spiropali dy ditë më parë bëri një deklaratë, ku kërkoi një vetëpastrim të Partisë Socialiste, “pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe”, siç u shpreh ajo.

Por menjëherë pas kësaj deklarata, Spiropali u sulmua nga kryetarja e PS në Shkodër, Mirela Dodaj, e cila ka thënë se  “Nëse vërtet duhet të nisë një proces vetëpastrimi në Partinë Socialiste, atëherë do të ishte e ndershme të fillonte nga ju, Elisa Spiropali”.

Por sot, Spiropali ka zgjedhur që t’i përgjigjet përmes një poezie të Anna Akhmatovës.

“Kur t’ju merren mend’ e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës”, shkruan Spiropali.

Spiropali ka përcjellë mesazhin se sulmet dhe kritikat ndaj saj nuk e frikësojnë, por përkundrazi shndërrohen në një burim force.

Kur t’ju merren mënd’ e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës, që lindi si sot, më 1889.

Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua

Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,

Me ta një kullë e hijshme u ndërtua,

M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.

Paçka se e ndërtuan me nxitim.

Prej saj më shpejt agimin e shijoj

Dhe diellin kqyr me gjatë në perëndim.

Dhe në dritaren time ditë për ditë,

Në dorën time pëllumbi vjen e çukit,

E në mos mund të shkruaj më diçka,

Një ditë të perëndishme krahëlehtë,

Pres të vijë Muza, për ta shkruar vetë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE