
Një i ri nga Durrësi ka humbur jetën tragjikisht teksa përpiqej të ndërhynte në rrjetin elektrik për të riparuar një defekt në banesën e familjarëve të bashkëshortes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Perlat i Epërm, në Mirditë.
Viktima është një 45-vjeçar, banues në Durrës, që dyshohet se ka hipur në një shtyllë elektrike afër banesës së vjehrrit të tij, për të rregulluar dritat.
Për shkak të kontaktit me rrymën elektrike, ka humbur jetën.
Policia dhe grupi hetimor njoftohet se kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e saj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
