Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Krenar Velaj, drejtuesi i gomones që goditi turistin dje në Gjipe.
27-vjeçari u arrestua një ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i lënduar rëndë turisti gjerman.
Velaj ishte duke lundruar me gomone jashtë perimetrit të sigurisë, ndërsa dispononte edhe dokumentacion të rregullt, ndërsa turisti ka qenë duke u zhytyr në afërsi të gomones, kur është goditur nga helikat.
Për pasojë ka pësuar prerje në gjymtyrët e poshtme dhe në shtyllën kurriozore. Fillimisht ka qenë vetë 27-vjeçari që e ka ndihmuar duke njoftuar dhe policinë kufitare e cila e ka shoqëruar turistin gjerman për në spitalin e Himarës.
Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, pak minuta pas ngjarjes një helikopter mberriti në Himarë i cili bëri të mundur transportimin me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE