
Pas debaklit të pësuar mbrëmë me rreth 40 mijë vota më pak nga votimi i rregullt në Kosovë krahasuar me 28 dhjetorin, kryetari Bedri Hamza sot në konferencë për media ka tentuar të hudh fajin tek të tjerët.
Ai indirekt ka ‘goditur’ Sami Lushtakun, Ramiz Lladrovcin, Shaqir Totajn e Agim Aliun, duke thënë se në këto komuna kanë humbur më së shumti vota, edhe pse me to udhëheq PDK-ja, raporton Veriu.info.
“Nëse e shikojmë me kujdes rezultatin zgjedhor, del që në katër komuna del që humbja ka qenë më e madhe, edhe për më keq në këto katër komuna PDK qeverisë në nivel lokal. Vota më së shumti kemi humbur në Skenderaj, Drenas, Prizren e Ferizaj”, ka thënë Hamza në konferencë për media.
Ai tutje, është zotuar se do t’i bëjë
gjitha analizat e nevojshme për ta gjetur shkakun.
Duke folur për veten, Hamza ka thënë se nuk fshehet nuk përgjegjësia, por as nuk nxitohet.
“Unë as nuk fshehem pas përgjegjësisë, as nuk nxitohem në vendime e as nuk vonohem në vendime. Do të kemi analizë të mirëfilltë dhe do t’i adresojmë saktë pse PDK nuk ka arrit me mobilizu elektoratin e vet”, ka deklaruar Hamza, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
