
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, ku trupi i pajetë i një 90-vjeçari u zbulua i fshehur brenda një frigoriferi në bodrumin e banesës së tij.
Rasti u zbulua pasi autoritetet morën njoftim për zhdukjen e të moshuarit dhe nisën hetimet. Gjatë verifikimeve, policia mori në pyetje djalin 55-vjeçar të viktimës, ndërsa kontrolli në banesë çoi në gjetjen e trupit të 90-vjeçarit.
Në vendngjarje mbërriti një ekspert mjeko-ligjor, i cili, sipas këqyrjes paraprake, nuk konstatoi shenja të dukshme dhune në trup. Shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet pas autopsisë.
Pas zbulimit të trupit, 55-vjeçari u arrestua. Sipas mediave greke, ai u ka deklaruar hetuesve se babai i tij kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
Megjithatë, autoritetet dyshojnë se ai e mbajti trupin e të atit të fshehur në frigorifer me qëllim që të vazhdonte të përfitonte pensionin e tij.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të të arrestuarit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
