
Sipas njoftimit nga pala amerikane, kjo marrëveshje do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur Angazhimin e Mbrojtjes të Hagës, i cili parashikon një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.
Kredia e FMF-së do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare, nëpërmjet blerjes së kapaciteteve kyçe me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, si dhe për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Evropës. Njoftimi thekson se kjo marrëveshje është pjesë e partneritetit të ngushtë strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, e cila si anëtare e NATO-s ka bashkëpunuar me Uashingtonin në çështje të rëndësishme të sigurisë dhe politikës së jashtme.
SHBA-të vlerësojnë gjithashtu rolin e Shqipërisë në strukturat ndërkombëtare të sigurisë, përfshirë pjesëmarrjen e saj si anëtare themeluese e Bordit të Paqes të Presidentit Trump.
Marrëveshja prej 302 milionë dollarësh konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë dhe thellimin e bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
