
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku në rrethana ende të panjohura një turist nga Kili u gjet i vdekur në një greminë.
Më herët shoku i tij kishte njoftuar një kalimtar të rastit për aksidentin e ndodhur, ndërsa në dëshminë e tij 22 vjeçari është shprehur se ata po e kalonin në këmbë kufirin ilegalisht pasi ju duhej të kursenin para, të cilat nuk i kishin për të paguar autobusin.
Sipas mediave greke, 20 vjeçari që ndërroi jetë rrëshqiti dhe ra nga një lartësi prej 150 metrash në përrua pranë Mavromatit në Greqinë veriperëndimore, prej ku edhe zjarrfikësit nxorrën trupin.
Autoritetet greke janë ende duke hetuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
