LAJME / E Martë 4 Gusht 2026, 16:04

Rruga e re me 4 korsi/ Ministri: Ja kur do ta shembim mbikalimin e Rinasit

Pas mbledhjes së qeverisë, në lidhje me vendimet e marra foli edhe Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ai u shpreh se do të reformohet sektori i energjisë elektrike, duke vënë theksin te energjia e gjeneruar përmes paneleve fotovoltaike.

Karakaçi u pyet në lidhje me punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ku u shpreh në lidhje me mbikalimet e këmbësorëve dhe planin për prishjen e mbikalimit të Rinasit me qëllim zgjerimin e tij.

“Është evidente që një mbikalim përballë një qendre tregtare po ndërtohet. Jemi krejtësisht të hapur që të ulemi dhe të shohim nëse duhen mbikalime shtesë. Kanë qenë tre mbikalime, por kanë qenë edhe të papërdorura. Nëse duhen të tjera, të ulemi të diskutojmë, sepse mund të shtohen rrugës. Puna po ecën dhe faza pasardhëse është në punime të avancuara.

Plani është se duhet të demolohet mbikalimi i Rinasit dhe të bëhet i ri me 4 korsi. Do të nisë pas sezonit veror, sepse tani ka fluks. Gjatë kësaj periudhe po punohet për segmentin te mbikalimi i Kasharit. Po punohet edhe nyjet që ndihmojnë subjektet tregtare dhe qytetarët”, tha Karakaçi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE